Martohet Teuta Kurti

Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 09:24
Teuta Kurti i ka dhënë fund beqarisë këtë fillim javë. Teuta Kurti, e cila thuajse një vit më parë lidhi kurorë më Dardanin, djalin që i ka vjedhur zemrën është shumë afër ditës së madhe të dasmës.
Kështu këngëtarja këtë fundjavë ka mbledhur të gjitha femrat e fisit, ashtu siç e do zakoni dhe ka festuar atë që në Kosovë njihet si kanagjeçi, ose thënë ndryshe festa e beqarisë.
Fotot këngëtarja i ka postuar edhe në Facebook ku edhe ka pasur një numër të madh të komenteve nga shoqet e saj, përderisa të ftuara kanë qenë edhe Flaka Krelani dhe natyrisht shoqet e saj të etheve, nga i cili spektakël Teuta u bë e njohur.