Natasa kërcënohet për Qazimin

Këngëtarja e njohur serbe, Natasa Bekvalac ka folur për herë të parë për mediat serbe për lidhjen e saj me biznesmenin kosovarë, Qazim Osmanin, që njihen ndryshe edhe me emrin Feliksat.
Duke folur për këtë, ajo ka thënë se nuk e ka pritur që ky lajm të pritet me aq sensacion në Serbi.
“Isha si e çmendur sepse për 10 ditë qarkullonte lajmi se unë isha lidhur me një njeri me të cilin ne jemi armiq. Kam përjetuar momentet më të vështira në jetën time. Në një moment pata përshtypjen se shumë njerëz me urrenin, pavarësisht se nuk e dinin të vërtetën”.
Natasa ka thënë se ajo gjatë kësaj periudhe ka marrë shumë telefonata kërcënuese nga njerëzit.
“Kisha telefonata ku me kërcënonin, më thoshin fjalë të këqija dhe plot urrejtje saqë shpesh kam qarë. Nuk e besoja se disa njerëz mund të urrejnë në këtë formë. Madje nuk e kam dëgjuar as nënën dhe babin për këtë lidhje sepse i kam besuar vetvetes”, ka thënë Natasa Bekvalac për gazetën serbe.