Kapet me 7 doza drogë, pranga 22-vjeçarit
Pogradec- Një i ri është arrestuar në Pogradec, pasi është kapur me një sasi droge. Sipas burimeve të policisë, ndalimi i tij është bërë në flagrancë në kohën që ai ka qenë duke ecur në rrugë. Gjatë një kontrolli të bërë nga efektivët e policisë, 22-vjeçarit Marisel Karaifili, i janë gjetur 7 doza drogë e llojit kanabis sativa.
“Sasia e drogës u sekuestruar në cilëinë e provës materiale dhe u dërguar për ekspertim në laborator, ndërkohë që i riu u shoqërua në dhomat e komisariatit të policisë”- thanë të njëjtat burime.
Mbi të rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së bimëve narkotike, ndërkohë që dosja i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë. Policia është duke hetuar për të zbuluar nëse në këtë rast kemi të bëjmë me një rrejt shpërndarësish apo jo. Ende nuk theksohet se ku e gjente lëndën narkotike i riu.