E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vranë anglezin, burg përjetë 2 autorëve

Lezhë- Burg përjetë ka vendosur sot gjykata për vrasësit e shtetasit anglez, Eduard Krejton. Në seancën e sotme gjyqësore, trupi gjukues pasi ka shqyrtuar faktet e paraqitura nga pala mbrojtëse ka vendosur të zbatojë kërkesën e akuzës, e cila kërko një senacë më parë, dënimin maksimal.

Pas vendimit të sotëm, Mario Pjetrushaj dhe Arlind Vukaj do të mbeten në burg përjetë, për akuzën e grabitjes, vrasjes dhe më pas fshehjes së viktimës, në Shëngjin të Lezhës.

Ngjarja për të cilën ata u dënuan sot, ndodhi në Shëngjin të Lezhës në 2 shkurt të këtij viti.

Në seancën e sotme Pjetrushaj ka kërkuar drejtësi, kurse autori tjetër, Vukaj ka kërkuar mëshirë, por pavarësisht këtyre gjykata ka vendosur dënimin maksimal.

Prokurori i çështjes Arben Agolli, senacën e shkuar paraqiti fakte nga hetimet dhe përgjigjet e kryera ndaj 2 të akuzuarve, të cilët rezultojnë të jenë së bashku të inkriminuar, duke deklaruar se Mario Pjetrushaj dhe Arlind Vukaj janë bashkautorë të grabitjes me pasojë vdekjen e shtetasit Eduart Krejton.

Duke iu referuar fakteve ai kërkoi burgim të përjetshëm për 2 akuza, atë të vjedhjes me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe fshehjes së provave. Pas vendimit, asnjë reagim nga familjarët e anglezit të vrarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›