Kapet me Westerwellen

Oliver Ivanovic është kapur me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle, pasi ky i fundit tha se nuk do të këtë ndryshime kufijsh në Ballkan.
Sipas tij, Westerwelle duhet të dijë se edhe Serbia ka qëndrim për rastin e Kosovës.
“Kjo harta, ku ata kanë shkruar kufij, neve nuk po na intereson dhe këtu nuk do të ndryshoj asgjë, ka thënë Oliver Ivanovic, i ashtuquajturi sekretar shtetëror i ministrisë serbe për Kosovën, raporton Telegrafi.
Westerwelle ishte në Kosovë para dy ditëve ku edhe vizitoj kufirin në Jarinje dhe tha se nuk do të këtë kufij të ri në Ballkan. Ivanovic tha se frika ekziston për të dyja palët dhe se situata mund të eskaloj shumë lehtë.
“Këtë mesazh duhet t’ua dërgoj shqiptarëve, sepse ne çdo akt që ka të bëjë me integrimin e dhunshëm të veriut të Kosovës e përjetojmë si dhunë. Prandaj, reagimi i popullit serb nuk duhet ta befasojë askënd”, ka thënë Ivanovic për "Blic".
“Qeveria serbe do të bëjë gjithçka që të mos vije deri te dhuna. Dhuna nuk është rrugë. Bisedimet janë mënyra e vetme për të ardhur deri te zgjidhja”.
Ndryshe, në një dokument sekret të NATO’s, Oliver Ivanovicit i janë përshkruar në detaje veprimtaritë e tij kriminale në veri të Kosovës.
Ai cilësohet si njeri që më shumë bën për të fituar miliona për veten, sesa ndonjë hajr për serbët në Veri. Dokumenti konfidencial i NATO-s e bën atë përgjegjës për vrasjen e 26 shqiptarëve në veri të Kosovës, gjatë kohës së luftës.