Kryeministrja Kosor në Kosovë më 24 gusht
PRISHTINE- Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, do të vizitojë Kosovën më 24 gusht. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e kryeministres kroate. Kosor do të vizitojë Prishtinën me ftesë të homologut kosovar, Hashim Thaçi. Gjatë qëndrimit do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë shtetërorë si dhe do të hapë forumin kroato-kosovar të biznesit.
Gjithashtu Kosor do të vizitojë edhe komunitetin kroat në Janjevë si do të takojë ushtarët e Kroacisë që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.
"Qeveria kroate do të vazhdojë të nxisë politikë që është në marrëveshje me aleatët tanë në NATO dhe BE - e ajo ka të bëjë me mbështetjen e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë, respektimin e të drejtave të pakicave dhe respektimin e integritetit territorial të Kosovës", thuhet në deklaratën e qeverisë.
(s.g/BalkanWeb)