Kapet me arme e lende narkotike arrestohet i riu
Permet - I gjendet ne makine 1 kg marijuane dhe nje pistolete arrestohet poseduesi. Gjithcka ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te dites se sotme ne aksin rruogor Permet-Leskovik ku sherbimet e Policise Kufitare pas marrjes se informacionit nga Specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve se nga Permeti ne drejtim te arshoves po levizte nje automjet tip Benz me traga Vlore drejtuesi i te cilit mund te ishte i armatosur si dhe dyshohej se mund te transportonte lende narkotike menjehere kane ngritur nje pike kontrolli ne hyrje te fshatit rolli ne hyrje te fshatit arshove me te gjitha masat e sigurise ku pas disa minutash kane bere te mundur bllokimin e automjetit tip Benz me targa VL 01 95 D me drejtues shtetasin Xhevair Doci 26 vjec lindur ne Tropoje dhe banues ne Gjirokaster i denuar me pare ne vitin 2009 me 13 muaj burg per Armebajtje pa leje.
Gjithashtu pas kontrollit te mjetit policia ka gjetur edhe nje sasi prej 1 kg lende narkotike e dyshuar marijuane dhe nje pistolete e tipit TT me fisheke ne goje se bashku me karikatoren me 6 fisheke te tjere . Sipas policise u arrit te zbulohej se ky shtetas lenden narkotike e kishte blere ne fshatin Lazarat dhe do ta conte ne Leskovik per tja shitur nje shtetasi nga Leskoviku per kapjen e te cilit po punohet.
Specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster bene sekuestrimin ne cilesine e proves materiale te automjetit lendes narkotike dhe pistoletes te cilat iu Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Permet per veprime te metejshme per vepren penale Prodhim dhe shitje te narkotikeve.