E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Ina Rama nuk mund te hetoje 21 janarin dirigjohet nga PS-ja

Partia Demokratike vijon te sulmoje Prokuroren e Pergjithshme Ina Rama. Deputetja e PD-se Rajmonda Bulku me ane te nje deklarate per mediat eshte shprehur se kryeprokurorja po kryen nje hetim jo profesional per ngjarjet e 21 janarit. Bulku u shpreh se Rama dergon ne seline e Partise Socialiste cdo darke dokumentat e hetimit duke shtuar se hetimi po kryhet nen dirigjimin e PS-se.

Deputetja e PD-se ka nenvizuar se shoqja e bulevardit nuk mund te hetoje organizatoret e grushtit te shtetit sepse bijte e Ben Alive Gedafeve e Mubarakeve qe permbysem 20 vjet me pare jane jo vetem organizatoret e ketij grushti shteti por dhe autore te organizimit te dhunes dhe vrasjes se viktimave qe i perdoren si mish per top per karrigen e tyre.

Reagimi i PD vjen ne nje kohe kur Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur nga maxhoranca per ngjarjet e 21 janarit duket se eshte zhvleresuar nga nderkombetaret. Jam sot ketu per te denoncuar para shqiptareve por dhe para komunitetit nderkombetar qendrimin e papergjegjshem te ulet dhe amoral nga ana profesionale si dhe militantizmin politik te prokurores Ina Rama. Por jam ketu dhe per ti kujtuar zonjes Prokurore se asgje sdo te shpetoje ty dhe ata qe te urdherojne ty per te prishur nje proces kaq vendimtar per paqen dhe stabilitetin e vendit perfundoje Bulku deklaraten.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›