Lunacek, e shqetësuar si është zgjedhur Pacolli

Zërave të atyre që kontestojnë procedurat e zgjedhjes së institucioneve të Kosovës, u është shtuar edhe Ulrike Lunacek, Raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian.
Lunacek ka shprehur shqetësimin e saj me mënyrën si është zgjedhur presidenti.
“Kam qenë e shqetësuar me disa procedura të votimit gjatë zgjedhjeve të institucioneve”, ka thënë ajo në një intervistë për Radio Evropën e Lirë. Lidhur me këtë cështje, Lunacek ka dhënë një propozim.
“Për këtë arsye, presidenti duhet të zgjidhet nga populli, në mënyrë që të mos ketë ndonjë lloj presioni dhe loje në Parlament”, ka thënë Ulrike Lunacek.