Ne kaskaden e Drinit niveli i ujit me e varfer nder vite me pak energji

Niveli i ujit per kete vit ne kaskaden e lumit Drin eshte me e varfer nder vite pasi nga 207 m3 per sekond qe eshte mesatarja e ujit qe sjell ky lum ne Fierze ka zbritur ne 35 m3 per sekond. Kjo renie drastike jep alarmin per prodhimin e ulet te energjise gjate sezonit te dimrit. Keto te dhena per nivelin e ujit jane bere publike nga Korporata Energjitike Shqiptare. Kjo situate me prurje kaq te pakta ne Fierze ka ardhur si rezultat i reshjeve te pakta gjate muajve te fundit. Prodhimi i pakte i energjise ka detyruar KESH qe te importoje energji elektrike per te plotesuar nevojat ne vend. Aktualisht behet me dije se po importohet 17.5 milion-kilovatore. Nga e gjithe sasia e energjise e cila importohet rreth 13.5 milion energji e siguron KESH ndersa pjesen tjeter e siguron kompania CEZ shperndarje. Importi i energjise elektrike realizohet edhe me idene per te mbrojtur rezervat ne Fierze ne rast se moti i thate vazhdon edhe per disa jave. Niveli i ujit ne Fierze nderkohe eshte ne nivelin e 259.5 metrave. Shqiperia konsumon rreth 20 milion kw energji elektrike dhe mungesa e reshjeve ka detyruar KESH qe pjesen me te madhe te energjise elektrike per te cilen ka nevoje vendi ta marre prej vendeve fqinje. Vendi yne pjesen me te madhe energjitike e siguron prej HEC-eve fakt qe e ben mjaft te lidhur sistemin tone energjitik me nivelin e reshjeve.Viti i kaluar ka qene nje nder vitet me te mbara per prodhimin e energjise elektrike pasi edhe reshjet kane qene te shumta.