Thembra

Thembra e Akcilit shkruar nga shkrimtari dhe filologu Agron Tufa polifoni rrefimore me tejkalim zhanri tek libri mund te gjesh mjaft aspekte per te teorizuar mbi rrefimin si akt dhe krahas kesaj per ta analizuar tekstin si permbajtje. Libri ne fjale perbehet nga ca rrefime specifike qe autori i quan miniatura. Keto rrefime mirefilli nuk jane ne fakt as ditar as memoar as letersi as gazetari dhe nderkohe jane te gjitha bashke te shkrira ne nje. Ngjarjet jane te verteta. Rrefimi eshte i vertete. Autori eshte i vertete. Areali historik eshte i vertete
1.
Rrefimi eshte akt i gjalle me te cilin jane marre gjeresisht teoricienet e letersise ne kohe dhe ne vende te ndryshme. Nje nder konstatimet interesante eshte percaktimi i tregimtarise si shenje e identitetit njerezor. Ne vazhden e ketyre konstatimeve qe lidhen me aktin e rrefimit nje nder perkufizimet me poetike dhe lakonike per rrefimin e jep dhe formalisti rus Tzvetan Todorov tek Poetika e prozes kur thote se rrefimi eshte jete kurse mungesa e tij mund te konsiderohet baras me vdekjen. Dhe referohet ne aktin e rrefimit tek Odiseja e cila eshte nje veper me rrefim shumeplanesh sipas tij vepra e pare mirefilli tregimtare.
Ne fakt ajo cka e ben te paharrueshem Odisene si personazh sidomos per nje filolog jane pikerisht procedete rrefimore te tij te cilat pergjate udhetimit te stermundimshem ku heroin e perplas dallga vijne duke u shtuar me histori te reja qe ne fakt jane pervoja te ngjarjeve me te fundit ne humbetiren e panjohur perplot me qenie mitologjike.
Gradualisht duke ia dale te perpije interesin e receptuesit Odiseu me rrefimet e tij fiton supermaci pothuajse dhe mbi vete Homerin. Rrefimtari pretendon te identifikohet me vete autorin. Madje gjakon te jete me shume se autori. Aq shume ndihet pushteti i ketij rrefimtari ne veper saqe seshte cudi qe per nje moment cdo lexuesi ti ngjaje se vepren e ka shkruar vete Odiseu.
Nga fillimi ne fund vepra eshte e mbushur me rrefimet e Odiseut mbi pervojat dramatike te perditshmerise se tij fantastike. Permes ketyre rrefimeve ai behet analist dhe publikues i pervojave te tij pa harruar asnjehere dhe ngjarjet tragjike te Trojes. Rrefimet e tij shfaqen si miniatura me temp narrativ mjaft dinamik te cilat vijne duke u shtuar dhe pasuruar bashke me pervojen jetesore te rrefimtarit.
Ndoshta pikerisht ketu duhet ta vendosim kufirin kohor te miniatures si zhaner. Tek Homeri. Pra tregimtaria per perditshmerine. Dhe sado qe duket si sakrilegj fakti i dominimit te rolit te rrefimtarit mbi rolin e autorit ne planin e rendesise se vepres Odiseu ne kete veper eshte me i rendesishem se sa vete Homeri. Vepra flet per Odiseun. Homeri sthote asgje per veten e tij. Aty edhe Homeri edhe Odiseu flasin per Odiseun vuajtjet e tij perballjet e veshtira gjate udhetimit te tij te gjate ne nje bote pothuajse aspak miqesore te mbushur citazi me brenga rreziqe e dredhi.
Duket kete ka patur nder mend dhe Tzvetan Todorov-i kur e konsideronte Odiseun si te parin rrefimtar te letersise boterore.
2.
Tek libri Thembra e Akcilit Tirane 2009 shkruar nga shkrimtari dhe filologu Agron Tufa mund te gjesh mjaft aspekte per te teorizuar mbi rrefimin si akt dhe krahas kesaj per ta analizuar tekstin si permbajtje. Libri ne fjale perbehet nga ca rrefime specifike qe autori i quan miniatura. Keto rrefime mirefilli nuk jane ne fakt as ditar as memoar as letersi as gazetari dhe nderkohe jane te gjitha bashke te shkrira ne nje. Ne ndryshim me Odisene ketu nuk gjakon te shfaqet rrefimtari rival karshi autorit ngase rrefimtari eshte vete autori dhe ska asnje pretendim per maskimin e zerit narrator. Ngjarjet jane te verteta. Rrefimi eshte i vertete. Autori eshte i vertete. Areali historik eshte i vertete. Pothuaj gjithcka eshte e vertete dhe vertete e vertetueshme. Teksti eshte rrjedhoje e pervojave praktike. Percaktimi i gjinise eshte nje polifoni e vertete zhanrore e cila duke qene e tille i jep liri rrefimtarit-autor te mos krijoje tek receptuesi idene e monologut narrativ por ate te nje bashkebisedimi intim autor-lexues. Thembra e Akcilit eshte nje prurje e vecante ne letersine shqipe me organizim rrefimor e artistik me ngjarje te strukturuara ne forme panoramike e analitike me percaktime kronotopesh te gjera ku pervoja e autorit eshte pasuruar ne aspektin konjitiv dhe emotiv bash me materien specifike qe e karakterizon librin.
Te gjithe akumulojne pervoja te caktuara te ngjashme ose jo ne lektisjen e gjate te qenies ne perballje me realitetin por jo te gjithe munden ti kthejne ne rrefime paravolike pervojat e tyre. Ky privilegj i takon vetem shkrimtarit. Dhe fatmiresisht tek shkrimtari Agron Tufa smund te ndodhte ndryshe. Misioni eshte permbushur. Thembra e Akcilit eshte thembra e Akilit te secilit. Eumlshte sfida e pashmangshme e qenies vetmitare perballe pluralitetit te verber dhe nervoz te kesaj bote te pangopur qe kerkon te konsumoje gjithcka. Me babezi. Deri ne asgjesim.
3.
Ne nje bisede midis shkrimtareve latinoamerikane Mario Vargas Llosa dhe Gabriel Garcia Marquez te kthyer ne shqip nga vete Tufa Marquez ne nje moment nenvizon idene se per nje shkrimtar gjeja me kryesore eshte te ndjeke misionin e vet te shkrimtarit. G. G. Marquez amp M. V. Llosa Dialog per romanin latinoamerikan Onufri 2001 f. 30. Miniaturat e Tufes ne aspektin e rrefimit estetik i binden zgjedhjeve letrare nderzhanrore duke filluar me bejten-ese qe te kujton letersine pak te njohur te bejtexhinjve shqiptare te shek. XVII kur u krijua tradita e pare e tematikes sociale dhe autobiografike ne poezine tone duke vazhduar me pas me miniaturat e tipit tregimtar tregim dhe tregim-ese etyd struktura te ndryshme mikrominiaturash te kompozuara ne sfondin e kornizes se te njejtes miniature miniatura te tipit mirefilli ese pa harruar ne fund dhe shtojcen metatekst mbi natyren e miniaturave ne pergjithesi dhe me pergjigje te gatshme per receptuesin mbi psehet kryesore te miniaturave te ketij libri.
Pra forma e shperfaqjes rrefimore-zhanrore eshte pothuaj ne kerkim te vazhdueshem te risise evokuese e historise se zhanreve dhe tejkalim i suksesshem i tyre nderthurje dinamike e ligjeve gjuhesore semantike stilistike nga njera ane me ligjesite epistemologjike dhe psikologjike qe burojne nga idete e tekstit - nga ana tjeter.
Tufa ndjek pareshtur pikerisht misionin e shkrimtarit edhe ne prezantimin e ketij zhanri per here te pare ne kulturen e shkrimit shqip. Vetem se le te nenkuptohet terthorazi se shkrimtari i vertete nuk vetemjaftohet me formatin e ngulitur te specifikave te zhanrit por eshte gjithnje ne kerkim te nje formati te ri me specifika te reja te panjohura te cilat per nje shkrimtar te pamesuar ose medioker perbejne rrezikun me te madh ngase jo vetem nuk i sigurojne atij suksesin por e nxjerrin nga kanali i komunikimit me turpin e deshtimit.
Natyra e miniaturave tek Thembra e Akcilit nuk shtron nevojen e perceptimit permes praktikash te diferencimit te lendes ne pjese perberese gjuhe eseistike zhargonesh dialektesh neologjizmash me permbajtje te theksuar evokuese - poetike apo pershkruese - narrative nga njera ane dhe specifikave zhanrore te vecuara nga ana tjeter ngase ato jane te gjitha bashke aty te dukshme dhe te ngjizura ne menyre te pazgjidhshme.
Lenda artistike eshte nje lende me perzierje te pasur per nga llojshmeria e materies e paster dhe e vecante nga ana e zgjedhjes dhe e mbrujtur me finese duke ruajtur arsyen e mases dhe te rendit logjik ne tere procesin alkimik i cili si njehere ndodh vetem njehere.
4.
Libri i Tufes perbehet nga nje vijimesi ngjarjesh te cilat shperfaqen gradualisht permes nje stili profirik i ngjeshur pa sterhollime narrative dhe pa teprime sugjeruese apo sugjestive. Keto ngjarje ndertojne ashtu krejt natyrshem bash panoramen e botes shqiptare te vezhguar nga syri i shkrimtarit ne kohe te ndryshme qe ndoshta perfshijne harkun kohor te tridhjete vjeteve.
Behet fjale per nje panorame e cila bart ne vetvete kumtin e papranueshem te nje peizazhi te shemtuar social ku gjerat nuk funksionojne ashtu sic duhet. Bota dominohet e tera nga forca destruktive ne aksion. Shkrimtari eshte perhere i ndjeshem ndaj energjise negative qe clirohet nga keto raporte te forcave destruktive. Ne kete realitet ai ndjehet i pamundur pothuajse i tepert. Si I huaji i A. Kamyse. Duke e shpjeguar filozofine e ketij pozicioni ekzistencialist Sartri tek libri i tij autobiografik Fjalet thote se shkrimtari duke qene i pamundur ndryshon nga te tjeret vetem prej misionit te tij qe ka per qellim ta tregoje kete pamundesi e cila sakohe ndodh keshtu transformohet ne menyre te madherishme duke u kthyer ne mundesine me intime. Zh. P. Sarter Fjalet Fan Noli 1995 f. 225.
Panorama e ketyre miniaturave gjakon ne thelb pasqyrimin e kumtit te se pamundures. Personat - personazhe te ketyre historive sa kohe qe jane keshtu e kane te pamundur te jene ndryshe. Studentet hip-hopiste te part time punonjeset e bankes dhe bankomatet e tyre hajdute politikanet gazetaret qe blihen fare lire nga politika persekutuesit dhe te persekutuarit poetet medioker me xhaketa te vjetra te cilet si te pamundur per te qene te tille e kane te pamundur te rrine pa u perfshire ne kooperativa krijuesish.
Te gjithe e kane te pamundur ngase asnjeri nuk eshte ne rolin qe i takon te jete. Te gjithe e kane te pamundur ngase kete mundesi iu afron pamundesia.
Ne keto kushte vetedija intelektuale rrezikon te kthehet ne armen me te rrezikshme kunder vetvetes. Pavetedija ben te kunderten pershpejton dinamizmin e zhvillimit te realiteteve dramatike. Per pjesen e pamundur ne pavetedije kultura eshte thjesht mall tregu. Vlera e saj kushton aq sa shitet. Vlera e cdo gjeje sot varet pikerisht nga cmimi i tregut. Sekreti i suksesit qendron tek vlera e gjerave. Tek kjo vlere rrjedhimisht sulen te gjithe. Te gjithe sipas mundesise ne pamundesine e tyre. Shkalla e mundesise ne pamundesi eshte thembra e secilit.
Nga ana tjeter deshtimi nervoz percakton dhe atmosferen e zymte te ketyre zhvillimeve ku kultura popullore kerkon te ruaj hegjemoni solide ndaj kulturave elitare ne nje bote tranzitive ne te gjitha sferat e jetes. Si revokues i kesaj panorame problematike libri i Tufes pervec pamjes panoramike te ketyre realiteteve sociale jep dhe nje pamje vertikale analitike te fakteve faktoreve dhe faktuesve qe behen prodhues apo trashegues te ketyre realiteteve. Thembra e Akcilit eshte historia e rrefimtarit ne raport me personazhet eshte historia e autorit dhe historia jone ne raport me boten e madhe pergjate dekades se fundit te nje shekulli ne mbarim dhe pergjate dekades se pare te ketij shekulli te ri.