Kapet me 2 objekte të antikitetit, pranga në port 45-vjeçarit italian
DURRES - Ishim mësuar të dëgjonim raste të kalimit jashtë shtetit të veprave antike apo të objekteve të tjera me vlerë, por 2 ditë më parë ka ndodhur e kundërta. Një shtetas italian është bllokuar nga policia kufitare e portit të Durrësit në kohën që po tentonte të dilte nga sheshi i trageteve me 2 objekte, të cilat i përkasin periudhës së antikitetit. Bëhet fjalë për 2 amfora, të cilat sipas policisë klasifikohen në listën e objekteve arkeologjike e për këtë arsye lëvizja e tyre është e ndaluar me ligj. Italiani do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale të trafikut të veprave të artit dhe kulturës.
Policia e Durrësit ka njoftuar për këtë ngjarje Interpolin dhe do të jetë ky i fundit, që do të sqarojë këtë ngjarje si dhe origjinën e amforave. Të mërkurën nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të trafikut të veprave të artit dhe kulturës në ngarkim të 45-vjeçarit Francesko Carrasi banues në qytetin e Barit. Procedimi penal ndaj tij nisi pasi rreth orës 09:20 të kësaj dite, në portin e Durrësit, në automjetin e tij "Fiat" me targë AF773YX, ju gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës dy amfora të cilat i përkasin periudhës së antikitetit e që klasifikohen si objekte arkeologjike. Mësohet se objektet u sekuestruan në kohën kur 45 -vjeçari sapo kishte zbarkuar nga një traget i linjës Bari-Durrës dhe po dilte jashtë portit të Durrësit.
Saimir Boshnjaku, drejtori i policisë kufitare dhe emigracionit në portin detar të Durrësit sqaron se "inspektorët tanë zbuluan 2 objektet antike në mjetin e italianit dhe sipas ligjit bënë bllokimin e tyre. Më pas objektet dhe dokumentacionin e mbajtur ja kaluan drejtorisë së policisë qarkut të Durrësit. Me sa kam dijeni me këtë problem po merret sektori i luftës kundër trafiqeve në këtë drejtori".
(d.b/GSH/BalkanWeb)