E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, gjendet e mbytur në pus nëna e dy fëmijëve

FIER – Një 41-vjeçare nga Fieri, u gjet e mbytur në pus mesditën e djeshme. Ishin familjarët ata që gjetën trupin e pajetë të Hëna Priftit, nënë e dy fëmijëve dhe të tronditur sinjalizuan policinë.

Burime nga policia lokale pohojnë se ngjarja ndodhi në lagjen "16 prilli" të këtij qyteti. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, hetuesit e çështjes deklaruan se 41-vjeçarja është vetëmbytur.

Policia ka marrë në pyetje pjesëtarët e familjes së viktimës për të zbardhur motivin e ngjarjes. Dyshohet që nëna e dy fëmijëve t'i ketë dhënë fund jetës së saj nga depresioni.
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›