New York, Jahjaga merr pjesë në pritjen vjetore për liderët botërorë
NEW YORK- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë në pritjen vjetore për liderët botërorë, të organizuar nga Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ku ishin të pranishëm presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm të vendeve nga e gjithë bota.
Gjatë kësaj pritjeje, presidentja kosovare u takua me presidentin e SHBA, Barack Obama.
Presidentja Jahjaga mori pjesë në pritjen e organizuar nga ish-presidenti i SHBA, Bill Klinton, në kuadër të aktiviteteve të ‘Clinton Global Initiative’. Ajo pati një takim të veçantë me ish-presidentin Klinton, me të cilin diskutoi një varg çështjesh me interes, raporton Exxpress.
Presidentja Atifete Jahjaga u takua edhe me ish-të dërguarin e SHBA-së në bisedimet për statusin e Kosovës, ambasadorin Frank Wisner, me të cilin diskutoi njohjet e shtetësisë së Kosovës dhe rrjedhën e reformave të brendshme të nevojshme për arritjen e synimeve strategjike të vendit tonë.
Në kuadër të kësaj bisede, Presidentja Jahjaga e njoftoi ambasadorin Wisner për idenë e krijimit të iniciativës ‘Miqtë e Kosovës’ dhe e ftoi atë të jetë pjesë e rrjetit që ka për qëllim shtrirjen e përpjekjeve diplomatike në vendet me të cilat Kosova nuk ka ende marrëdhënie zyrtare.
Nga ana e tij Wisner premtoi përkrahjen e tij të vazhdueshme për procesin e njohjeve dhe të integrimeve në strukturat euroatlantike të Kosovës.
(e.m/BalkanWeb)