E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në Gjermani 26 vjecari shqiptar, kryesonte trafikun e kokainës, Itali-Spanjë

ASTI-Arrestimi i një shqiptari në Gjermani ka lehtësuar punën për hetuesit italianë lidhur me trafikun e kokainës që kryente një organizatë italo-shqiptare nga Spanja në drejtim të provincës së Astit, Torino.
Arrestimi i shtetasit shqiptar, Dorian Hodo, 26 vjec në Berlin ka mbyllur kështu rrethin e hetimeve për organizatën që kishte bazë Asti në Itali, dhe seli operative Tarragonan e Spanjës.
Operacioni ‘Monferrato’ mundi të bllokojë kështu njeriun që kryesonte organizatën, Dorian Hodon. Sipas hetuesve italianë, ky njeri ka mundësuar trafikun e qindra kilogramëve kokainë në drejtim të Veriut të Italisë.

Hetimet nisën në shtator të vitit 2009 me disa arrestime në Gravellona Toce ku ranë në pranga Cusio Ossola, Paolo De Francesco, 50 vjec, Antonietta Negrini, 46 vjec, pasi iu gjetën 700 gramë kokainë. Nga hetimet u provua që droga vinte nga Asti.

Nga ky moment nisi një hetim i gjerë duke nisur nga shpërndarësit, tregtarët e tjerë, korrierët dhe për të arritur tek baza e drogës.
Hetimet më pas u përqëndruan në një familje shqiptare, anëtarët e së cilës kishin nisur madje një dialog në rrjete sociale për gjetjen e tregjeve.

Pikë kthese në hetim, ishte fakti kur Antonio Manuel, 38 vjec nga nis të kryejë një udhëtim të rëndësishëm në Angli.
Më pas u dëshmua se Manuel, u nis për në Spanjë me një çarter nga Asti, udhëtim ky që u filmua nga hetuesit që arritën të sigurojnë pamjet kur 38-vjecari mori në dorëzim 2 kg kokainë të pastër nga Tarragona e Spanjës. Korrieri u kap më pas në autostradën e Astit me drogën që do t'ua dorëzonte të tjerëve persona. Kokaina e sekuestruar ishte në vlerën e 150 mijë eurove.
Pas arrestimit të Manueles, vjen arrestimi i shtetasit Ermal Nonaj, 31 vjec, nën akuzën për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Aktiviteti hetimor më pas u përqëndrua në bashkëpunëtorin që grupi kishte në Spanjë. Dhe së fundmi, u identifikua se grupi nga Spanja kishte si drejtues Dorian Hodo.
Për kapjen e tij u mobilizua skuadra e policisë spanjolle dhe Interpol. Në fakt, Dorin Hodo nuk arriti të kapej në Spanjë. Ai mundi të largohej drejt Shqipërisë, më pas në Greqi.
Kur dukej se gjurmët e tij kishin humbur, policia gjermane njofton policinë italiane se ka arrestuar Dorian Hodo, që njihej me nofkën “i vogli”. Ky etiketim i ishte vendosur nga anëtarët e grupit për shkak të moshës së re në aktivitetin e kokainës.

Shqiptari është kapur me emër të rremë në aeroportin e e Berlinit teksa përpiqej të udhëtonte për në Athinë.
Hetuesit, prokurorët dhe policia tani janë në pritje të ekstradimin të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›