E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, Gaqo Dumka në gjendje të rëndë, pezullohet seanca

KORÇE - Pezullohet seanca për pretencën e 84-vjeçarit Gaqo Dumka, i cili akuzohet për masakrimin e 45-vjeçares Liljana Arapi, në gusht të vitit të kaluar.
Shkak për pezullimin e seancës është bërë gjendja e rëndë shëndetësore e 84-vjeçarit, i cili mësohet se ndodhet në spitalin e burgut.

Lajmi është bërë i ditur për Gjykatën e Korcës, përmes një shkrese zyrtare nga Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Drenove.

Burime zyrtare nga ky burg bëjnë të ditur për NEWS24 se Dumka është transportuar një ditë më parë drejt Tiranës, pas disa shqetësimeve serioze kardiake, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga temperaturat e ulta.

Dumka akuzohet për masakrimin për motive xhelozie, të Liljana Arapit me të cilën bashkëjetonte, ndërsa trupi i saj i ndarë në disa pjesë u gjet në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Ravonik të Korçës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›