E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata, sot vendimi per Sefgjinin

Redinalda Caushaj

Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda sot jep vendimin per fatin e tre te pandehurve te cilet gjykohen ne gjendje te lire per rrembimin e me pas torturimin me pasoje vdekjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Dje, nje nga prokuroret, qe ka hetuar dosjen "Hoxha", i ka paraqitur gjykates disa kerkesa. Ne to futej pikerisht shkarkimi nga detyra i Arben Sefgjinit si dhe venia ne mase sigurie "arrest shtepie" e tre te pandehurve Arben Sefgjini, drejtori i Tatimeve, Avni Koldashin dhe Budjon Meces, ndersa i pandehuri i kater Ilir Kumbaro eshte hetuar ne gjendje te lire 11 vite me radhe pasi nuk rezulton te jete ne vendin tone. Venia perpara nje mase shtrenguese te tre te pandehurve, ndalon qe keta te fundit kene mundesi per t'u larguar nga vendi yne. Kufizimet e te pandehurve jane kerkuar nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda ne menyre qe keta te fundit te vihen perballe akuzave te tyre dhe pergjegjesise. Kerkesat per kufizimin e te drejtave te pandehurve eshte bere vetem 6 dite perpara se te startoje procesi gjyqesor ne ngarkim te tyre. Seanca gjyqesore eshte shtyre dy here nga ana e gjyqtarit te gatshem, Fran Prendi. Seanca e pare gjyqesore ka nisur ne oren 10:00, kur prokurori Xhevat Hana ka kerkuar nga gjykata marrjen e nje vendimi per shkarkimin Arben Sefgjinit nga detyra e drejtorit te Tatimeve, per arsye se ky i fundit eshte ne proces gjyqesor, si dhe caktimin e nje mase sigurie "arrest shtepie", deri ne shpalljen e vendimit perfundimtar nga ana e gjykates. Pas paraqitjes se kerkesave nga ana e prokurorit Xhevat Hana, gjyqtari Fran Prendi i ka kerkuar akuzes disa dokumente shtese per te bindur gjykaten per te marre edhe vendimin e sakte. Seanca gjyqesore e cila eshte shtyre ka startuar serish rreth ores 17:00, kur prokurori Hana, i shoqeruar nga dy truproja te prokurorise, ka paraqitur dokumentet, te cilat bindin gjykaten perse tre personat duhet te caktohet masa e sigurise. Sipas burimeve nga kjo gjykate mesohet se prokurori i ka paraqitur gjykates disa akte, midis te cilave edhe deshmi qe tregojne se tre te pandehurit kane marre peng biznesmenin Remzi Hoxha, akte te cilat ndodhen edhe ne fashikullin gjyqesor, i cili i eshte derguar gjykates perpara dy javesh. Vendimi per kerkesat e paraqitura nga ana e prokurorit Xhevat Hana do te jepet sot nga gjykata, pasi gjyqtari te njihet me dokumentet.

Vrasja e biznesmenit Hoxha

Ngjarja, per te cilen akuzohen kater ish-shikasit, ka ndodhur me 21 tetor te vitit 1995 kur biznesmeni 42-vjecar u mor peng gjate momentit qe po dilte nga punishtja e tij e duralumineve "Albatros", ne rrugen e Frigoriferit, Tirane. Se bashku me biznesmenin shqiptaro-maqedonas ishin edhe shtetasit Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopuli. Keta te fundit jane edhe dy deshmitaret kyc te procesit "Hoxha". Ata treguan se u rrembyen dhe u torturuan nga kater te akuzuarit, ish-funksionare te SHIK-ut te Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›