"Tragjedia te hetohet nga Krimet e Renda"
Shkoder- Grevistet e tragjedise se 9 Janarit 2004, izolohen nga pjesa tjeter e njerezve, te pakenaqur nga vendimi i gjykates. Megjithese Apeli i Vlores, vendosi rihapjen e hetimeve per ngjarjen tragjike ku humben jeten 28 persona nga rajoni i Shkodres, te ngujuarit Ndoc Bjeshka dhe Mark Grizhaj, dje kane deklaruar heshtjen perfundimtare dhe mbylljen e dhomes ku jane futur per greve, me ane te qepenave.
Izolimi
"Nuk do te kete komunikim me median dhe me pjesen tjeter te institucioneve, deri ne plotesimin e kerkeses sone, hetimit te ngjarjes nga Prokuroria e Krimeve te Renda, pasi mendojme se jane te perfshire edhe pushtetare", ka deklaruar Ndoc Bjeshka dje per gazeten "KJ". Te njejten gje ka konfirmuar edhe kreu i shoqates "9 Janari", Nikoll Mhillaj, kurse pas kesaj deklarate qepenat jane mbyllur. Te pyetur per kete veprim qe po ndermerrnin, grevistet u shprehen se kerkojne drejtesi deri ne fund dhe jo hetim siperfaqesor. "Nuk do te dalim qe ketej pervecse te vdekur, ne keto arkivole", ka thene Bjeshka duke treguar edhe kater arkivolet qe mbajne brenda dhomes. Grevistet kane humbur femijet e tyre ne tragjedi, trupat e te cileve ende nuk jane gjetur, pas pese vjetesh. Tete prej emigranteve figurojne te zhdukur, nderkohe qe familjaret kerkojne hetimin per deklaraten e ish-shefit te Krimeve ne Policine e Shtetit, Sokol Bizhga, sipas te cilit ishte vene re ne 10 janar 2004 dhe nje gomone e dyte, me trupa viktimash ne Karaburun te Vlores. Gjykata e Apelit vendosi rihetim nga Prokuroria e Vlores, vendim qe perfaqesuesi i akuzes, Pelivan Malaj e pranoi.
Pretendimet
"Nuk do te marrim asnje kontakt, qofte me gazetaret dhe qofte me zyrtaret deri ne plotesimin e kerkeses sone. Jemi vene ne dijeni me vendimin dhe e mirepresim, por duhet qe dosja te hetohet nga Krimet e Renda. Derisa te na vije shkresa nga Prokuroria e Krimeve te Renda se po e hetojne ata ngjarjen, ne nuk dalim prej ketej", sqaroi Bjeshka per "KJ" mesditen e djeshme. I te njejtit mendim ka qene edhe Mark Grizhaj. Qe prej mengjesit te djeshem te dy burrat, kane nderprere kontaktet me boten e jashtme. Ata mbyllen qepenin prej teneqeje, duke deklaruar edhe izolimin. Nuk do te kete komunikim as me anetaret e shoqates apo familjaret e tyre. Sipas drejtuesve te shoqates, vendimi eshte i vete dy grevisteve. "Nuk kemi permendur Apelin e Vlores, por duam Prokurorine e Krimeve te Renda", shpjeguan Bjeshka dhe Grizhaj. Madje ata i kane bere thirrje edhe kryeprokurores Ina Rama, qe te nderhyje per zgjidhjen e kerkeses.
Rudina Llazari
Mhillaj
Kryetari i Shoqates "9 Janari", Nikoll Mhillaj, deklaroi dje pafuqishmerine e tij per te bindur dy burrat greviste, qe te linin dhomen e te pajtoheshin me vendimin e Apelit Vlore. "Ata jane baballare qe kerkojne trupat e femijeve te tyre dhe jane te vendosur per sakrifice, duke mos komunikuar as me mua. Po nuk u plotesua kerkesa, do te dalin ne arkivole", tha Mhillaj.