Rrjetat e "De Rades" kapin peshkaqenin "Dhelper"
Ne me pak se dy muaj, ky eshte peshkaqeni i dyte qe peshkataret kapin ne ujerat e Karaburunit ne Vlore. Ekuipazhi i nje anijeje peshkimi, kapi mbremjen e marte nje peshkaqen rreth 4 metra te gjate, me peshe 300 kg, ne hapesiren detare mes ishullit te Sazanit dhe gadishullit te Karaburunit, 15 milje ne perendim te bregdetit te Vlores. Sipas kapitenit te peshkarexhes "De Rada", specia e rralle kishte mbetur ne rrjetat e hedhura ne det dhe u nxor ne kuverten e anijes i gjalle. Gjate kesaj kohe ai kishte demtuar nje pjese te madhe te peshqve, qe ndodheshin ne rrjete. Ata nuk ishin ne gjendje te percaktonin llojin e peshkaqenit, por sipas disa te huajve qe e pane, behet fjale per nje peshkaqen "Dhelper". Cilesohet nje specie e rrezikshme edhe per jeten e njeriut dhe ka bere rezistence gjate kapjes. Peshkataret thane se mishin e tij do e shesin ne treg, ku ka kerkesa te larta.
Ornela Hila
Ornela Hila