E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në Itali, kreu i Bandës së Divjakës

 

LUSHNJE- Është arrestuar Luan Fusha, kreu i bandës së Divjakës. Ai është kapur në Itali nga policia italiane për llogari të drejtësisë shqiptare. Fusha kuzohet se në vitin 1997 ka vrarë tre persona, Armand Kokonesin, Edmond dhe Dhimitër Bashurin. Vrasja e trefishte ka ndodhur në vitin 1997.

Në lidhje me këtë akt kriminal Gjykata e Lushnjes ka nisur hetimet 6 muaj më parë. Ndërsa para 10 ditësh ajo ka lëshuar urdhrin e arrestit për Luan Fushën. Ky urdhër është ekzekutuar nga policia italiane që ka arrestuar kreun e Bandës së Divjakës.

Pritet që vrasësi të dërgohet në Shqipëri për t’u gjykuar nga autoritet shqiptare për vrasjen e ndodhur 11 vjet më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›