E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident, përfundon rëndë në spital 32-vjeçari

 

LEZHË- U përplas me një benz duke u plagosur rëndë 32-vjecari Fatbardh Rexha që ishte sipër një motoçiklete.

Aksidenti ka ndodhur në supërstradën Lezhë-Milot, në kryqëzimin e Shën Kollit. Fatbardhi ishte duke udhëtuar me motoçikletë dhe me sa duket nuk e ka vënë re benzin, të cilit ai i ka prerë rrugën. Motoçikleta e tij është përplasur duke e hedhur atë tutje. Fatbardhi menjëherë pas përplasjes me benzin është shoqëruar në spital. Dhe mjekët kanë deklaruar se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë që Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka bërë të ditur emrin e shoferit të benzit, Bardhyl Troshani. Por me sa duket faji mbetet i drejtuesit të motoçikletës, që i ka dalë përpara benzit, duke shkaktuar një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e rëndë të një shtetasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›