E Diel, 1 Nëntor 2026

Vranë në mars '97, arrestohen pas 11 vitesh

 

GJIROKASTËR- Për t’i vjedhur automjetin ata vranë gruan dhe morën timonin e Benzit, duke lënë të gjallë bashkëshortin që drejtonte makinën. Ngjarja ka ndodhur 11 vjet më parë kur Bilal Mehmeti dhe Ardian Soko kanë kryer me sukses vjedhjen e benzit me targa DL 08 93 A. Gruaja ka bërë rezistencë dhe grabitësit nuk janë menduar dy herë, duke e eleminuar atë me armë zjarri, sipas policise se Gjirokastrës.

Ngjarja e rende ka ndodhur në 29 mars 1997. Bilal Mehmeti, njëri prej vrasësve është arrestuar 10 ditë më parë. Ndërsa sot Sektori i Krimeve të Rënda në Gjirokastër ka kryer me sukses kapjen e Ardian Sokos, personi i dytë përgjegjës për vrasjen dhe grabitjen e ndodhur 11 vjet më parë. Policia ka deklaruar se vjedhja dhe vrasja kanë ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Muzinës”, në rrugën Gjirokastër-Sarandë. Në këtë vend mbeti e vrarë Eleni Koka e cila udhëtonte sëbashku me bashkëshortin e saj Stefan Koka. Bilal Mehmeti dhe Ardian Soko 37 vjeç akuzohen për veprën penale të ‘vrasjes me dashje dhe vjedhjes me armë’.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›