E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Parlamenti Evropian vleresoi reformat- askush sdo erresoje axhenden e integrimit

08-10-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha inauguron ne Kruje shkollen e re 9-vjecare


Nje dite pas votimit ne Parlamentin Europian per heqjen e vizave per Shqiperine kryeministri Sali Berisha udhetoi sot drejt Krujes ku inauguroi nje shkolle 9-vjecare nje investim i buxhetit te shtetit me vlere 59 milione leke dhe ndau me krutanet vendimin e rendesishem. Shefi i qeverise deklaroi me kete rast se vendimi erdhi si rezultat i nje vleresimi te te gjitha reformave te qeverise shqiptare. Nje dite pas vendimit me historik qe Europa ka marre ndonjehere ne historine e saj per shqiptaret nje dite pas votebesimit te Parlamentit Europian mbeshtetjes me 538 vota te propozimit te Komisionit Europian per heqjen e vizave per shqiptaret une zgjodha Krujen zgjodha shkollen e qytetit tuaj per tju pershendetur ju dhe mbare shqiptaret. Zgjodha Krujen sepse ne kete qytet ne zemren dhe shpirtin e tij drita vokacioni europian i kombit mbeti gjithnje e perjete i gjalle. Zgjodha Krujen sepse ne rruget rrugicat ne keshtjellen e ketij qyteti ne takohemi cdo sekonde cdo minute cdo ore e cdo dite me Europen. Kruja kryeqyteti historik i shqiptareve lufterat e perpjekjet e Skenderbeut perfaqesojne e simbolizojne suksesin me te madh te shqiptareve ne lufterat e tyre per liri e dinjitet simbolizojne e perfaqesojne identitetin europian shekullor te kombit shqiptar- u shpreh kryeministri. Sipas kryeministrit vendimi i PE-se perben arritjen me te madhe ne historine kombetare te shqiptareve qe nga koha e Skenderbeut e deri me sot ne rrugen drejt integrimit Evropian. Ligjvenesit e Europes vendosen qe ju se shpejti te levizni te lire ne mbare Europen. Per ne shqiptaret te cilet vetem 20 vite me pare ishim te rrethuar me tela me gjemba ne te kater anet e kufijve tane ishim te zhytur ne izolimin me te thelle nga diktatura me barbare qe Shqiperia ka njohur ndonjehere per ne te cilet si asnje komb tjeter renien e perdes se hekurt e shenuam me eksode masive biblike vetem e vetem per kafshaten e gojes votimi i djeshem perben arritjen me te madhe ne historine tone kombetare qe nga kohet e Skenderbeut gjer me sot per tu bashkuar me Europen- tha Berisha. Votimi i djeshem tha kreu i qeverise eshte vleresimi me i madh i te gjitha reformave te qeverise shqiptare me te cilat ajo e beri Shqiperine nje nga vendet me te sigurta ne rajon me te cilat ajo shtypi me zero tolerance krimin dhe korrupsionin me te cilat ajo zhvilloi zgjedhjet e lira te ndershme e te mira ne historine e vendit me te cilat ajo anetaresoi Shqiperine ne Aleancen e Atlantikut te Veriut me te cilat pajisi qytetaret shqiptare me pasaportat biometrike dhe leternjoftimet me moderne te Europes vendosi sistemet me moderne te kontrollit ne kufi me te cilat beri qe ekonomia shqiptare vitin qe kaloi ne kulmin e krizes te jete nje nga dy ekonomite me rritje me te cilat beri qe Shqiperia te dyfishoje rrogat e pensionet te ringreje nje infrastrukture te tere. Shefi i ekzekutivit kritikoi qendrimet e opozites e cila sipas tij mundohet te nxije me pa te drejte arritjet ne vend. Kreret e opozites deklarojne ne takime publike se Shqiperia eshte bere nje vend ku nuk jetohet dot se Shqiperia duhet braktisur ne nje kohe kur bota vlereson se Shqiperia renditet sot e 57-ta si vendi me i mire ku mund te jetohet. Keta zoterinj dhe shoke cdo dite flasim per krize ekonomike packa se ne nje hark kohor 9 mujor vetem ne rrethin e Tiranes dhe Krujes jane investuar mbi 400 milion ero dhe jane krijuar mijera e mijera vende pune te reja. Keta zoterinj deklarojne se Shqiperia eshte per tu percmuar dhe nuk mund te jetohet ne nje kohe kur Europa hap dyert e saj zgjeron lirite e shqiptareve voton per dinjitetin e tyre u shpreh qytetareve shqiptare besimin dhe vleresimin e saj me te madh ne histori. Keta zoterinj flasin nga mengjesi gjer ne darke per korrupsion shpifin dhe trillojne dhe mendojne se me shpifje e trillime do te mund te maskojne dhe mbulojne gjobat prej 100 milion euro qe u vendosin kompanive te ndertimit ne Tirane. Keta zoterinj derdhin lot krokodili per kasat ne nje kohe kur vendosin taksimetrat me cmime te barabarta me kasat. Keta zoterinj perpiqen te nxijne cdo gje ne menyre qe te mund te mashtrojne qytetaret per te ardhur ne pushtet. Le tu themi nga kjo platforme se kane ikur koherat e eterve tuaj kane ikur koherat kur ju mashtronit qytetaret e shtypur. Shqiptaret e lire i frymezon liria. Shqiptaret e lire jane te vendosur te ecin te sigurt me qeverine e integrimit te ecin te vendosur drejt horizonteve te reja ne ndertimin e Shqiperise evropiane- deklaroi me tej kryeministri Berisha. Kryeministri garanton rritjen e pagave dhe pensioneve Pas percjelljes se lajmit te mire per liberalizimin e vizave kryeministri Sali Berisha garanton gjithashtu qytetaret shqiptare per tjeter rritje te pagave dhe pensioneve. Axhenda e qeverise tha Berisha mbetet rritja e pagave dhe pensioneve si dhe investimet ne infrastrukture. Pavaresisht nga bindjet te tij politike se axhenda e kesaj qeverie ka qene dhe do te jete vizat dhe heqja e tyre axhenda e kesaj qeverie ka qene dhe do mbeten rruget e reja shkollat ujesjellesit infrastruktura e re axhenda e kesaj qeveria ka qene e do te mbeten rrogat dhe pensionet punesimi juaj- tha Berisha. Kreu i qeverise tha se askush sdo mund te erresoje sukseset e Shqiperise dhe progresin reformator te qeverise shqiptare. Une kam bindjen me te thelle se me asgje dhe askurrkush nuk do te mund te erresoje kete axhende kete perpjekje qe eshte interesi me jetik i juaji interesi me jetik i femijeve tuaj interesi me jetik i vendit tone- theksoi kreu i qeverise.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›