Arme dhe droge, arrestohen 6 persona
Fier-Durres - Kater persona nga qytetet e Patosit dhe Fierit kane rene dy dite me pare ne pranga te policise se sektorit te antidroges, pasi jane gjetur me rreth 11 grame pluhur me ngjyre bezhe, qe dyshohet qe te jete heroine. Artur Gropa, 33 vjec dhe Drini Haderaj, 51 vjec, banore te Patosit, si dhe Ardian Hate, 40 vjec dhe Simon Xoxi, 34 vjec, banore te Fierit, jane ndaluar me akuzen e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". Kater te arrestuarit dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin per nje periudhe kohore te gjate kane shitur lende narkotike ne qytetin e Fierit. Nderkohe Seksioni i Luftes Kunder Droges ne Drejtorine e Policise te Qarkut te Durresit, gjate nje kontrolli te ushtruar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne nje parking te Shkozetit ka ndaluar dy persona. Elton Dudi, 31 vjec, lindur e banues ne lagjen nr.4 Durres, akuzohet per veprat penale te "prodhimit e shitjes se lendeve narkotike" dhe "mbajtjes pa leje te municioneve luftarake". Po ashtu, eshte ndaluar Rexhep Siveja, 61 vjec, lindur ne Veternik Berat e banues ne lagjen nr.18 Durres, i punesuar si roje ne kete parking, i cili akuzohet per vepren penale te "mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake". Gjate kontrollit ne automjetin e tyre u sekuestruan 192 grame lende narkotike e dyshuar si kanabis sativa, 1 gram fara te bimes kanabis sativa", 1 silenciator, 1 automatik model "56" se bashku me krehrin me 10 fisheke, si dhe 37 cope fisheke tip "Magnum".
Xh.B/K.J
Xh.B/K.J