E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket një 16-vjeçare, familjarët apel për ndihmë

Një 16-vjeçare nga fshati Patin i Klosit është larguar nga shtëpia që prej mbrëmjes së djeshme dhe ka humbur çdo kontakt me familjen.

Familjarët e 16-vjeçares Besjana Beqa kanë denoncuar në polici zhdukjen e vajzës, e cila sipas tyre është parë për herë të fundit mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00, teksa ngjitej në një furgon që transportonte udhëtarë drejt Burrelit, shkruan albnews.

Familjarët bëjnë apel për ndihmë, për këdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e vajzës. Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për gjetjen e 16-vjeçares/Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›