E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet ne flagrance trafikanti i klandestineve

SARANDE-Policia e Sarandes ka vene ne pranga nje 27-vjecar per organizimin te trafikut klandestin drejt Greqise. Shtetasi Elton Xherja nga Belshi i Elbasanit u kap ne flagrance ne fshatin Cuke te Sarandes ne krye te nje grupi klandestinesh prej tete vetesh, mes te cileve dhe nje grua nga Gjirokastra e cila kerkonte te kalonte ilegalisht kufirin me dy femijet e saj te mitur. Aksioni i bluve te Sarandes u zhvillua nderkohe qe emigrantet do tentonin te kalonin kufirin tokesor drejt Greqise permes Qafe Botes ne Konispol. Polici ben te ditur se Elton Xherja eshte denuar edhe njehere tjeter per organizim te trafikut klandestin.

B.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›