E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Integrimi ne BE na rikthen ne familjen tone

Kryeministri Berisha ishte dje ne Salzburg, ku mori pjese ne Takimin Informal te Kryeministrave te vendeve te Europes Juglindore, me teme "Siguria ne Evropen Juglindore ne shekullin e 21". Gjate fjales se mbajtur ne takim theksoi se integrimi ne BE per vendet e Ballkanit Perendimor eshte nje rikthim i tyre ne gjirin e familjes te ciles ata i perkasin. Sipas Berishes, perfshirja e ketyre vendeve qe perbejne vetem 1 per qind te GDP-se se BE-se dhe qe kane nje popullsi me pak se gjysma e kolonise, do t'i kushtonte me pak BE-se se sa mosperfshirja e tyre ne te. Po keshtu gjate takimit kryeministri Berisha falenderoi kancelarin austriak, Alfred Gusenbauer per mbeshtetjen qe Austria i ka dhene realizimit te proceseve te integrimit dhe permbushjes se kritereve te nevojshme, te cilat do te lehtesojne liberalizimi e vizave me Bashkimin Europian. Te pranishem ne kete takim ishin edhe kryeministri i Bosnje - Hercegovines, Nikola Spiric, kryeministri i Kroacise, Ivo Sanader, ai i Serbise, Mirko Cvetkovic, kryeministri i Maqedonise, Nikola Gruevski, ai i Malit te Zi, Milo Gjukanovic, kryeministri i Rumanise, Kalin Popesku dhe kryeministrja e Moldavise, Zinaida Greceani. Te pranishmit zhvilluan edhe takime informale mes tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›