E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-duhan pirësit janë të pandalshëm

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini dhe Komisioneri për Shëndetin, John Dalli kanë rënë dakord për organizimin e një fushatë kundër duhanit gjatë zhvillimit të Kampionatit Evropian në Futbollit Euro 2012, i cili do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë nga data 8 qershor deri në fund të korrikut.

Fushata jonë ish-duhanpirësit janë të pandalshëm bëhet për të inspiruar meshkujt dhe femrat në Evropë për të hequr dorë nga cigarja dhe të bëhen të pandalshëm, tha Dalli.

Presidenti i UEFA-s, u shpreh se ndalimi i duhanit në Euro 2012 do të bëhet për të respektuar shëndetin e spektatorëve dhe të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë kompeteticion.

Platini tha se do të ndalohet shitja, pirja dhe promovimi i duhanit në të gjithë stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e këtij kampionati.

Duhani konsiderohet si një prej shkaktarëve kryesore të vdekjeve në BE pasi për çdo vit përllogariten se ka rreth 650 mijë viktima. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›