E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet një sasi hashashi në portin e Vlorës

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar paraditen e sotme në portin e Vlorës.
 

Sipas informacioneve më të fundit droga është sekuestruar në një automjet me targa greke YAZ 64 00 gjatë një kontrolli rutinë të policisë kufitare.
 

Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e pasme të automjetit dhe kishte për desticacion Italinë.
 

Nuk dihet ende sasia e drogës së sekuestruar si dhe identiteti i drejtuesit të automjetit në të cilin ishte fshehur droga.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›