Bulqizë, policia ndalon ish-kreun e sindikatës së minatorëve

Policia ka ndaluar sot ish-kreun e sindikatës së minatorëve të Bulqizës Dilaver Përkoxha. Ndalimi i tij është bërë pasi ky i fundit nuk pranuar të dorëzojë çelësat e godinës së sindikatës pas largimit të tij nga detyra.
Ndërkohë më datën 7 nëntor, Konfederata e sindikatës së minatorëve vendosi që të largojë nga detyra kreun e sindikatës së minatorëve të Bulqizës duke vendosur në vend të tij Kujtim Alliun.
Pas vendimit të Konfederatës, Përkoxha ka refuzuar të dorëhiqet me pretendimin e se kontrata e tij për të qëndruar në krye të sindikatës së minatorëve të Bulqizës është e vlefshme deri në vitin 2013.
Gjithashtu konfederata ka emëruar si sekretar të sindikatës edhe Baki Bajraktarin, i cili për tre muaj ka qenë kryetari i grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës.