E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS, konsensus për 3 kode që kërkojnë 3/5 në parlament

TIRANE- Marrëveshja e djeshme mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste vihet në zbatim. Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese të djathtët dhe të majtët kanë kaluar sot me konsensus disa ndryshime pë tre kode, miratimi i të cilëve kërkon 3/5 e votave në parlament, pra një shumicë të cilësuar.

Më konkretisht komisioni ka miratuar me konsensusin e palëve Kodin Detar, Hekurudhor dhe Kodin Ajror. Mësohet se gjatë mbledhjes së sotme deputetët e djathtë në komision nënvizuan se miratimi i këtyre kodeve është emergjent pasi janë humbur dy vite.

Dje, në një mbledhje me dyer të mbyllura palët ranë dakord për ngritjen e komisioneve parlamentare, që janë, komisioni parlamentar për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe komisioni për ligjet me shumicë të miratuar ose ndryshe ligjet me 3/5 e votave.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi-Berisha mirëpresin konsensusin PD-PS për reformat Debate PD-PS në Komisionin e Ligjeve për 3 ligjet me 3/5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›