E Diel, 1 Nëntor 2026

Traktati i Atlantikut, Imami: Ekip mjekësor në Afganistan

Në Asamblenë e Përgjithshme të 57-të të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka renditur disa nga kontributet e dhëna të ushtrisë shqiptare në misionet paqeruajtëse. Gjatë fjalës së tij kreu i Ministrisë së Mbrojtjes ka pohuar se vitin e ardhshëm vendi ynë do të ketë një ekip mjekësor në Afganistan si kontribut thjesht ushtarak, i cili synon për të realizuar stabilitetin duke krijuar kapacitetet policore dhe ato ushtarake.
 

"Shqipëria është një kontribuese e madhe në luftën kundër terrorizmit në rang global", nënvizoi ndër të tjera ministri Imami. Më tej sipas kreut të Ministrisë së Mbrojtjës që prej vitit 2003, Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse në të gjitha angazhimet e kërkuara nga ndërkombëtarët dhe më së fundi edhe në Afganistan.

Ndërsa ka premtuar se vendi ynë do të jetë kontribues në misione paqëruajtëse. Në këtë aktivitet i cili ka nisur nga data 13 deri më 16 nëntor 2011, janë të pranishëme organizatat kombëtare të rreth 43 vendeve anëtare e partnere të NATO-s, përfshirë këtu edhe Këshillin Atlantik të Shqipërisë, i cili drejtohet nga zv.ministri i Mbrojtjes, z. Arjan Starova.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›