E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet per vjedhje, i gjendet hashash

TIRANE - I kerkuari per vjedhje kapet me hashash. Policia e Tiranes beri te ditur se, gjate dites se djeshme jane derguar materialet ne Prokurorine e kryeqytetit, ndaj Gentian Dikollarit, 21 vjec, lindur dhe banues ne rrugen "Ylbere Bylybashi", i pa denuar. Burimet e policise thane se, Dikollari eshte kapur ne oren 08:30 dhe eshte shoqeruar ne Komisariatin nr. 2, pasi Gjykata e Tiranes me vendim numer 47, te dates 16 janar 2009, kishte vendosur masen e sigurise "arrest ne burg", ndaj 21-vjecarit, per vepren penale te "vjedhjes ne bashkepunim". Por gjate kontrollit fizik te ushtruar, i eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale 1.7, grame, me gjithe ambalazh, dhe me ere karakteristike si ajo e llojit kanabis sativa. Dosja me materialet shtese i kane kaluar Prokurorise se Tiranes, per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›