E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet autobusi me 27 femije

Fushe-Arres- Debora e rene ne Qafe Mali bllokon 27 femije te Qendres Kulturore te Rreshenit. Qe prej ores 17:00 te dites se djeshme, ndersa ktheheshin nga Kosova, ku kishin marre pjese, per festimet ne pervjetorin e Pavaresise duke dhene koncert, autobusi i grupit ka mbetur ne aksin Kukes-Qafe Mali-Fushe Arres. Lajmin e konfirmuan burime zyrtare te policise, qe nisen dhjetera forca ne drejtim te vendngjarjes, dhe vete te pranishmit, ne mjetin qe udhetonte pa zinxhire.

Sapo kane mesuar se femijet e tyre prej me shume se kater oresh ndodheshin ne autobus te bllokuar, prinderit kane dhene alarmin per situaten. I pari ka reaguar kryetari i bashkise, Gjon Dedaj, i cili ka kerkuar ndihmen e menjehershme te drejtorit te Policise se Lezhes, Mergim Hoxha dhe drejtorit te Policise se Shkodres. Ne drejtim te Fushe Arresit jane nisur edhe disa fadroma per te zhbllokuar rrugen dhe per te nxjerre 27 femije te moshave 10-11 vjec, nga situata e veshtire dhe rreziku per jeten.

Edhe drejtori i Policise se Shtetit, Ahmet Premci ka urdheruar marrjen e menjehershme te masave, ndersa ne zonen e Kukesit kane mbetur te bllokuara edhe dhjetera mjete te tjera, gjate oreve te mbremjes. Nga kontaktet telefonike qe kane prinderit e femijeve me drejtuesin e grupit, Kol Picaku, rezulton se te miturit, ndonese jane ne te ftohte, nuk kane asnje problem me shendetin. Zyrtare te policise thane se po marrin masat e nevojshme per te hapur rrugen me borepastruese dhe per te nxjerre femijet nga autobusi i bllokuar 10 km larg Fushe-Arresit. Grupi ishte i ftuar ne Prishtine, nga autoritetet kosovare me rastin e pervjetorit te Pavaresise.

Po mbreme, ne zonen e Kukesit, Qafe Malit dhe Fushe Arresit mesohet se dhjetera mjete kane pasur probleme ne qarkullim, ndersa kane mbetur ne rruge per shkak te trashesise se bores. Kurse ne qytetin e Pukes mesohet se reshjet e debores, kane rene me intensitet dhe trashesia ka shkuar deri ne rreth 1 meter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›