E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitje, plagoset punonjesja

Artan Cena

TIRANE - Nje grua mbeti e plagosur mengjesin e djeshem ne rrugen e Kavajes ne Tirane, nga dy persona te maskuar. Gruaja, qe sipas policise eshte 46-vjecarja, Rudina SH., eshte qelluar me arme zjarri nga persona te paidentifikuar. E plagosura, punonte ne nje pike te kembimit te parave dhe ne kohen kur eshte sulmuar, sapo kishte hapur dyqanin. Dy personat, qe sipas dyshimeve te uniformave blu jane te rinj, kane sulmuar punonjesen e dyqanit me qellim grabitjen. Por kane hasur ne kundershtimin e 46-vjecares. E ne keto momente njeri prej personave te dyshuar, (te paidentifikuar), ka nxjerre nje pistolete dhe ka qelluar ne kembe 46-vjecaren SH.,. Duke qene se, dyqani i sulmuar ndodhen ne fillim te rruges se Kavajes dhe prania e shume njerezve ne rruge, ka bere qe dy grabitesit me maska, te heqin dore duke u larguar me shpejtesi, me nje motor, te llojit "Yamaha".

Thirrjet per ndihme te gruas per ta derguar ne spital, kane alarmuar shume njerez qe kane dyqanet aty. Disa persona i kane dhene ndihmen e pare dhe e kane marre 46-vjecaren duke e derguar me shpejtesi ne Spitalin Ushtarak. Nga ana tjeter jane njoftuar dhe uniformat blu, qe kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ne spitalin ku ndodhej e plagosura. Rudina SH., eshte plagosur me nje plumb ne kembe. Sipas te dhenave nga bluzat e bardha, ajo eshte jashte rrezikut per jeten, pas nderhyrjes kirurgjikale te bere ne kembe, ku eshte nxjerre plumbi dhe eshte mjekuar.

Nderkohe qe efektivet e policise, te cilet kane shkuar ne vendin e ngjarjes, kane marre deklarimet e deshmitareve okulare. Keta te fundit kane thene per policine se, ishin dy te rinj me maska qe hyne ne dyqanin e kembimit te parave. Ata ishin me nje motor dhe kane zbritur me vrap. Kishin maska dhe jane futur menjehere ne dyqan. Aty kane kerkuar parate por jane perballur me kundershtimin e punonjeses, Rudina SH. Kjo e fundit vec faktit qe ka kundershtuar qe te dorezoje parate, eshte zene me dy te rinjte. E ne kete moment, njeri prej tyre, i cili ishte ne dyqan (pasi tjetri priste ne motor), ka nxjerre armen dhe ka qelluar ne drejtim te 46-vjecares. Ajo ka marre nje plumb ne kembe por nuk ka pasur rrezik per jeten. Ne deshmine e dhene pas operacionit, 46-vjecarja ka dhene te njejtin version si deshmitaret qe jane marre ne pyetje ne vendngjarje.

Burime te policise se kryeqytetit thane se, nuk kane identifikuar njeri, si personat pergjegjes per kete ngjarje. Menjehere pas ngjarjes jane ngritur disa postblloqe me qellim ndalimin e tyre, por kjo gje nuk eshte bere e mundur. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per ngjarjen, apo kontingjent kriminal te zones.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›