I denuar per kanosje, pranga Sinanit
TIRANE - I denuar per kanosje, vihet ne pranga nje 54-vjecar. Policia e Tiranes beri te ditur gjate dites se djeshme se, ka vene ne pranga Aleksander Sinanin, me origjine nga Vlora por me banim ne kryeqytet. Burime zyrtare thane se, sherbimet policore te Komisariatit te numer 1, rreth ores 11:00, ne rrugen "Dhimiter Kamarda" bene arrestimin e personit te shpallur ne kerkim. Prangosja e tij eshte bere pasi, Prokuroria e Tiranes, ka leshuar nje urdher-ndalimi per 54-vjecarin, Sinani. Urdhri eshte leshuar pasi Gjykata e Rrethit Tirane, ne te daten 26 shkurt 2008, ka caktuar masen e denimit me 2 muaj burgim, per vepren penale te "kanosjes". Pas arrestimit dosja me materialet hetimore ne ngarkim te Aleksander Sinanit, i kaloi Prokurorise se Tiranes.