E Shtunë, 31 Tetor 2026

UFO mbi Japoni?

Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 18:00

Në Japoni është xhiruar një formë e pazakontë e një fluturake, e cila fshihet pas një reje afër aeroplanit të udhëtarëve, nga i cili edhe është xhiruar.

Ende nuk është vërtetuar se për çfarë objekti fluturues bëhet fjalë, por xhirimi ka mahnitur shumë njerëz.

Edhe pse shumica mendojnë se në video shihet vetëm një fluturake e vogël, ka gjithnjë e më shumë njerëz që thonë se pjesa e dukshme është vetëm copëza e një fluturakeje më të madhe, e cila fshihet nën re.

Për pjesën e dukshme ekspertët e UFO-ve thonë se është një lloj “dare”, e cila mund të shërbejë për lëshimin e fluturakeve më të vogla, sikur ato në formë të pjatave fluturuese, që shpesh i shohim kur flitet për xhirimet e UFO-ve.

Një teori tjetër është se objekti i fshehur ndoshta pret aeroplanët e papërgatitur të udhëtarëve të cilët pastaj i rrëmben.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›