E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet shoferi i autobusit, fshehu fishekët në kutinë e ilaçeve

Foto ilustruese, fisheke

Mitrovicë, 5 gusht 2011, NOA- Një shofer autobusi me shtetësi serbe u prangos në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Mitrovicë, pasi iu gjetën një sasi e konsiderueshme fishekësh.

Mësohet se pas ndalimit të autobusit të cilin i arrestuari po drejtonte, gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet dhe konfiskua në  një pako të barnave  250 copë fishekë Diabola të pushkës ajrore  të kalibrit 1.4.52mm.

Sakaq nga ana e policisë nisën hetimet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›