Rimbahet provimi pranues në Mjekësi
Nga Express më 05 gusht 2011 në ora 18:55
Rreth 1 mijë e 400 kandidatë i janë nënshtruar për të dytën herë provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë.
Me këtë rast, rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që provimi të shkojë sa më mirë.
Sipas zyrtarëve, janë evituar mundësitë e kopjimit ose parregullsive të tjera, për çfarë, sipas tyre, është anuluar provimi i parë.
Testet do të kontrollohen gjatë ditës dhe në orët e pasdites pritet të shpallen edhe rezultatet.