Kapet skafisti shqiptar me klandestine nga Lindja
LECE- Tentativa e trafikimit me skaf te 35 klandestineve me origjine nga Lindja e Larget ka deshtuar mengjesin e dites se djeshme kur Guardia di Financia bllokoi mjetin lundrues, shoqeroi emigrantet dhe ndaloi skafistin qe e identifikoi si shqiptar. Policia italiane konfirmoi lajmin dhe sipas agjencise ANSA, mjeti lundrues ishte nisur nga brigjet shqiptare, por emri i skafistit nuk u be publik per shkak te hetimeve. Mesohet se klandestinet ishin nga Pakistani, Irani, Afganistani dhe pjesa tjeter kurde. Skafi eshte identifikuar ne mengjes, 10 milje larg ne jug te brigjeve te Santa Maria di Leuca, ne Lece. Duke iu referuar Guardia di Financa, mediat thone se mes te arrestuarve eshte dhe skafisti shqiptar. Radaret kane kapur ne lundrim mjetin qe i drejtohej brigjeve salentine dhe disa motovedeta jane vene ne levizje duke e rrethuar pa arritur ne bregdet. Skafisti nuk ka preferuar te ndaloje pas urdhrit dhe ndjekjes, duke u perpjekur te arratiset, por gjate rrethimit dhe mungeses se nje rruge daljeje per shpetim, ka vendosur te fike motoret e skafit. Klandestinet e kombesive pakistaneze, iraniane, kurde dhe afgane, pasi jane zbarkuar ne anijet e Guardia di Finances, jane derguar ne kazerme per t'u marre ne pyetje dhe me pas riatdhesuar. Policia po heton per te zbuluar vendin nga eshte nisur mjeti lundrues dhe bashkepunetoret e skafistit shqiptar.