E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas seksit, denoncon perdhunimin

Durres- Mashtron nje vajze te mitur, nxenese te klases se tete, duke krijuar lidhje intime per disa muaj me radhe dhe kryer marredhenie seksuale, por denoncohet dhe bie ne pranga i dyshuari. Policia e Durresit beri dje me dije, se arrestoi 20-vjecarin Fundim Smoqi, banues ne fshatin Pjeze te Shijakut, nen akuzen e "kryerjes se marredhenieve seksuale me te mitura".
Sipas rrefimit te vajzes, depozituar dy dite me pare ne komisariat ne Sektorin e Krimit Kunder Personit, prej tre muajsh ajo kishte krijuar nje raport intim me 20-vjecarin nga Shijaku. Policia nuk zbuloi identitetin e vajzes se demtuar per shkaqe sigurie, por beri me dije se ajo ishte nxenese e shkolles 9-vjecare ne nje fshat te Durresit. Vajza ka pranuar se kishte kryer marredhenie seksuale me te riun, qe pretendonte se e kishte te dashur, por qellimet dhe premtimet e tij kane qene te kunderta, me ato te diteve te fundit kur e ka braktisur. "Me ka premtuar fejese dhe martese, nje lidhje serioze. Jemi njohur rastesisht dhe me ka kerkuar nje lidhje serioze", ka deshmuar e mitura para oficereve te policise.
Gjithcka eshte krisur ditet e fundit, kur i dyshuari Fundim Smoqi, qe mohoi akuzen gjate marrjes ne pyetje, eshte larguar nga e mitura. Madje ai i ka dhene fund lidhjes se krijuar dhe kete fakt vajza nuk e ka kaperdire, duke denoncuar ne Komisariatin e Durresit. Policia konfirmon se Smoqi ka perfituar nga mosha e vogel e vajzes duke e mashtruar. Por vajza ka pretenduar se edhe raportin seksual e ka kryer pa deshiren e saj dhe me kerkese e kembengulje te 20-vjecarit. Megjithese Smoqi ka mohuar akuzen e ngritur dhe pretendimet e te mitures, materialet i kaluan diten e djeshme prokurorise vendore, per hetime te metejshme per "marredhenie seksuale, ose homoseksuale me te mitura".
Precedenti
Nje jave seks me 12-vjecaren, nen akuze adoleshenti durrsak
Dy dite me pare, Policia e Durresit kishte ndaluar nje 18-vjecar nen akuzen e "kryerjes se marredhenieve seksuale me te mitura", por ne kete rast me deshire te vajzes. Prej dates 5 qershor, figuronte e humbur 12-vjecarja A. B., kurse policia e shpalli ne kerkim pas denoncimit te vellait te se mitures. Vajza ne kontaktet telefonike me familjen kishte deklaruar largimin me djalin qe dhe donte, ndersa per nje jave kishte jetuar ne shtepine e adoleshentit, ku kishin kryer marredhenie seksuale me deshire. Me gjithe deshmine e vajzes, 18-vjecari eshte arrestuar dhe po hetohet nga prokuroria, kurse e mitura eshte kthyer ne familje. Cifti kishte qendruar ne Durres dhe nuk ishte larguar, ndersa disa ore pas humbjes se 12-vjecares ishte aksidentuar me vdekje babai i saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›