Kapet studentja e mjekësisë, transportonte drogë

Dy vellezerit Naslazi dhe nje studente e mjekesise nuk kane mundur dot te kalojne serish ne Kapshtice, kokainen, qe kete radhe ishte ne sasine e 614 grameve.
Aurora Liço, 21 vjeçe, dyshohej se ishte personi qe bente transportuesin e droges se dy vellezerve nga Korca, nga Shqiperia drejt Greqise.
Ilia dhe Pandush Naslazi, u arrestuan pasi dyshohen se kane konsumuar elementet e vepres penale te trafikimit te lendeve narkotike me shume se nje here, e kryer ne bashkepunim.
Policia dyshon se studentja kishte kaluar disa here ne drejtim te Greqise droge, te cilen e fshihte ne nje xhep te cantes se saj. Ndersa kontrolli nuk kishte arritur ta kapte ate, ne rruge operative policia ka mundur te bllokoje kete rrjet trafiku.