E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, plagosen dy shtetas, në kërkim autorët

Gjithçka ka ardhur pas një sherri të momentit mes një grupi personash. Debati ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta, madje dyshohet dhe për thika. Ngjarja ndodhi sot në zonën pranë ish-ekspozitës në Tiranë 

TIRANE-Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri, ndërkohë që autorët ende nuk bëhen i ditur. Ngjarja ka ndodhur sot paradite në zonën pranë ish-ekspozitës në Tiranë. Policia, pas njoftimit mbërriti në vendin e ngjarjes, por ende nuk jep detaje rreth asaj që ka ndodhur.

Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se dy personat janë plagosur me sende të forta. Mësohet se gjithçka ka ardhur pas një sherri të momentit mes një grupi personash. Debati ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta, madje dyshohet dhe për thika. Autorët mësohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia është vënë në kërkim. Të dy personat tashmë ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme. Policia ndërkaq ka nisur hetimet për të zbardhur e plotë të ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›