E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protokolli, Thaçi përgëzoi Topin dhe Berishën

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar nënshkrimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bish si nje arritje historike për Shqipërinë. Ai i dergoi urimet nepermjet nje mesazhi 

PRISHTINE-Nënshkrimi i Protokollit të anëtarësimti të Shqipërisë në NATO nga ana e Presidentit amerikan Xhorxh Bush është përshëndetur nga qeveria e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar nënshkrimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga presidenti i SHBA-ve si nje arritje historike për Shqipërinë.
Në një mesazh dërguar presidentit shqiptar, Bamir Topi, dhe kryeministrit Sali Berisha, Thaçi i ka përgëzuar ata në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij personal – “me përgëzimet më të thella për këtë të eveniment, duke besuar se Republika e Shqipërisë, si anëtare e NATO-s së shpejti do të bëhet pjesë edhe e Bashkimit Evropian”.

“Politika e shtetit shqiptar vazhdon të jetë faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon. Duke kultivuar filozofinë politike të fqinjësisë së mirë, thellimin e reformave të gjithanshme dhe përmbushjen e standardeve të larta demokratike Shqipëria po hap perspektivën e saj të sigurt evropiane”, ka vlerësuar Thaçi.

Rezultatet e Shqipërisë, sipas tij, janë inkurajuese edhe për shtetin e pavarur idhe sovran të Kosovës. Sipas Thacit edhe ashtu si Shqipëria edhe vizioni i institucioneve të Kosovës, i përkrahur nga miqtë dhe bashkësia ndërkombëtare, është vizion i integrimit në strukturat euroatlantike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›