Monti gjen mbeshtetje nga Parlamenti Evropian per masat e marra
Gjatë fjalimit lidhur me masat e marra për disiplinën fiskale dhe reformat strukturore Mario Monti është mbështetur gjerësisht nga Parlamentin Europian.
Monti ka thënë, se masat e programit të Italisë nuk janë të imponuara nga Europa, por janë në interesin e jetës ekonomike dhe sociale të Italisë dhe Europës dhe në interesin e brezave të ardhshëm. “Dje, mora një vendim të vështirë, të mos i jap garanci shtetit italian për të kryer lojërat olimpkie në 2020. Kjo shkaktoi shumë debat. Por, ne kemi argumentuar, se themelorja për Italinë, është që çdo xhest i tanishëm ka rrjedhoja për të ardhmen. Si rrjedhim, llogaritë hipotetike për fitime të arshshme për momentin që po jetojmë nuk më duken të arsyeshme Displina e bilancit nuk është diçka që duam të hedhim pas shpine, por një mënyrë e re e të jetuarit” ka deklaruar Monti para eurodeputetëve.
Lidhur me eurozonën, Mario Monti ka thënë, se nuk mund të lejohet diçka që euro të bëhet mollë sherri midis europianëve. : "Duhet të kemi një shpirt solidariteti midis nesh, jo të jemi të përçarë. Zhvillimet në Eurozonë kanë ndarë europianët, kanë krijuar stereotipë, na kanë ndarë në shtete qendrore dhe periferike. Të gjitha këto duhen refuzuar” është shprehur Monti.
Monti ka favorizur kombinimin e disiplinës së llogarive publike me rritjen ekonomike. Ne kemi një paketë masash financiare “6 pack”, që i shërben disiplinës fiskale, por njëkohësisht një shtet anëtar që dhunon disa vjet parimet e tregut të brendshëm nuk mund të penalizohet duke e çuar para Gjykatës së Luksemburgut” është shprehur Monti.
Mario Monti ka argumentuar mbështetjen ndaj eurobondeve dhe të metodës komunitare, duke dhënë mbështetjen për institucionet europiane dhe jo marrëveshje ndërqeveritare.