Asad referendum mbi ndryshimet kushtetuese me 26 shkurt
Agjencia shtetërore siriane e lajmeve njofton se Presidenti Bashar al-Assad ka caktuar datën 26 shkurt për mbajtjen e referendumit kombëtar mbi kushtetutën e re. Presidenti e kishte premtuar mbajtjen e referndumit gjatë një fjalimi në janar, ku tha se dokumenti i ri do të fokusohej në një sistem shumëpartiak në vend.
Draft-dokumenti raportohet se përmban një klauzolë që e përshkruan partinë e Asadit, Baath, si “udhëheqëse të kombit dhe të shoqërisë”.
Ndërkohë, aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se forcat qeveritare kryen serish një sulm në qytetin Hama, qendër e protestave. Ata thanë se trupat qeveritare hynë me forcë në zona të banuara të qytetit dhe se linjat telefonike ishin ndërprerë.
Aktivistët thanë se rreth 40 kilometra në jug të Homsit u degjua një shpërthim në një tubacion nafte pranë zones Baba Amr të banuar kryesisht nga myslimanë suni.
Aktivistët fajësojnë ushtrinë për shpërthimin, ndërsa qeveria thotë se shpërthimi është kryer nga terroristët. Në Homs ndodhet një nga dy rafineritë që ka Siria.
Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare që nga marsi i vitit të kaluar dhe që atëherë kanë humbur jetën mijëra njerëz.