Vrau kryepolicin e Shijakut, Prokuroria: Burg përjetë për Ilir Xhakjen
Tiranë- Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për të fortin e Shijakut Ilir Xhakjen, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Adem Tahiraj më 13 shtator të 2012-ës.
Në pretencën e sotme tepër të hollësishme, prokurori Eugen Beci i kërkoi gjykaëts të dënojë përjetësisht Xhakjen. Sipas prokurroisë motivi i krimit është banal sepse Adem Tahiraj kishte urdhëruar shoqërimin në komisarit të nipit të Xhakjes sepse ai po lëvizte me një makinë me xhama të zinj dhe pa dokumentacion.
Beci tha se Xhakja paraqet rrezikshmëri të lartë shoqerove, sepse i pandehuri ka kryer edhe vepra të tjera penale e që duhen marrë parasysh nga gjykata. Janë kryer me ergërsi dhe mizori,-tha prokuroria. Prokurori tha se Xhakja ishte në dijeni se ishte para një drejtuesi të lartë të policisë kur kreu krimin.
Seanca e rradhës është caktuar më 24 korrik, ku avokati mbrojtës do të japë pretendimet e tij e më pas do të kemi një vendim.
Sakaq Xhakja ka pranuar autorësinë e krimin, por ka thënë se e ka vrarë kryekomisarin e Shijakut për vetëmbrojtje dhe jo sepse Tahiraj ishte punonjës i shtetit.