E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset punetori shqiptar ne parkun e Vjenes

Punetoret shqiptare nuk jane te rrezikuar vetem ne vendet e tyre te punes ne territorin shqiptar. Te kercenuar dhe ne rrezik per jeten jane edhe ne vendet ku presupozohet se kushtet teknike jane ne standarde te larta. Nje punetor shqiptar eshte plagosur rende gjate orarit te punes ne luna- parkun Prater ne Vjene te Austrise. 21-vjecari Arben.S ka qene duke lyer me boje nje pjese te makinerive kur eshte goditur nga vagonet e trenit te femijeve. Nga goditja e forte ai ka rene nga nje lartesi prej 8 metrash duke pesuar lendime te renda ne koke dhe thyerje ne trup. Pas fatkeqesise 21-vjecari eshte derguar me helikopter ne spitalin e Vjenes. Mjeket e ketij spitali theksuan per mediat austriake se gjendja shendetesore e punetorit nga Maqedonia eshte ne rrezik per shkak te lendimeve te renda. Policia austriake ka nisur hetimet per zbardhjen e kesaj fatkeqesie ku jane lenduar edhe dy vizitore te parkut shtetase sllovake te cilat ishin ne vagonin e trenit qe kishte goditur te riun shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›