E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet vrasësi i komisarit Adem Tahiraj. Autori Ilir Xhakja u dorëzua pas rrethimit nga forcat e policisë, në kërkim bashkëpunëtori i tij, Ledio Krasniqi. Berisha: Krimi do ndëshkohet me forcën e ligjit. Noka: Autorët do të përgjigjen përpara drejtësi

14-09-2012 / Gazeta 55

KLD inspektim në Gjykatën e Durrësit për lirimin e Ilir Xhakjes

Homazhe në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë

Forcat RENEA, të mbështetur dhe nga policia e Durrësit kanë arrestuar mëngjesin e së premtes në fshatin Shëna-Vlash të shumëkërkuarin Ilir Xhakja, i cili një ditë më parë ekzekutoi më breshëri automatiku Kryekomisarin e policisë së Shijakut Adem Tahiraj 49 vjeç, gjatë kohës që ishte në krye të detyrës. Mësohet se Forcat speciale të Reneas të mbështetur edhe nga efektiva te rendit të Durrësit kanë izoluar vendin në të cilën më herët, kishin marrë informacione se fshihej autori kryesor i vrasjes Ilir Xhakja 38 vjeç, duke bërë që ky i fundit tu vet-dorëzohej forcave të policisë në pamundësi për tu larguar së bashku me armën e krimit. Ilir Xhakja, njihet si person me precedentë të shumta penale si  vrasje, plagosje, pengmarrje të personave, vendosjes së eksplozivit i cili arriti tu shpëtonte operacioneve më të detajuara të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të specializuara për plot nëntë orë, kohë në të cilën është finalizuar dhe operacioni i suksesshëm i forcave policore në drejtim të arrestimit të tij . Burimet e policisë bëjnë te ditur se, i ashtuquajturi kapobanda i Shijakut, ka qenë i armatosur, por nuk ka bërë rezistence ndaj rrethimit të specialeve nga Tirana ndërsa policia po vijon operacionet në terren për arrestimin e bashkëpunëtorit të Xhakjes, Ledio Krasniqi, përkatësisht nipi i tij, i cila akuzohet si bashkëpunëtor në vrasje dhe në fshehje të autorit kryesor të ekzekutimit të shefit të policisë së komisariatit të Shijakut.
Policia e Durrësit sqaron se Tahiraj është qëlluar pesë herë, ndërsa arma e përdorur në ekzekutimin e tij është pistoletë Glok Austriake, e cila është sekuestruar në momentin e arrestimit të Ilir Xhakja, në krëhrin e së cilës janë gjetur edhe 12 fishekë të tjerë.
Sipas policisë konflikti mes autorit të krimit, ka nisur gjatë kohës që kryekomisari i shoqëruar dhe nga dy specialist të tjerë kishte dalë në një operacion për bllokimin e automjeteve që lëviznin me xhama të errët  por edhe në identifikimin e personave që lëviznin me armëmbajtje pa leje. Ka qenë pikërisht ky moment që policia ka ndaluar Ledio Krasniqin, duke i kërkuar të ushtrojë kontroll në automjetin e tij. Gjatë ushtrimit të detyrës kryekomisari ka hasur në kundërshtimit e Ledios, në ndihmë të së cilit ka shkuar dhe Ilir Xhakja, i cili në debat e sipër ka qëlluar pesë herë me pistoletë mbi trupin e kryekomisarit, duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë policia ka ushtruar kontroll në banesat e dy personave të identifikuar dhe që ishin shpallur në kërkim, duke sekuestruar në banesën e Xhakajt katër automjete, dy prej të cilëve të blinduara, një automatik i kalibrit 56 mm, dy karikator, 170 fishekë si dhe një palë dylbi snajperi. Ndërsa në banesën e Ledios policia ka sekuestruar vetëm 60 fishekë.

Urdhri i kreut të KLD, Elvis Çefa
Lirimi i Xhakjes në 2011 ka sjellë dhe nxjerrjen e një urdhri nga ana e numrit dy të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Eliv Çefa për inspektimin e vendimit për lirimin e tij. Përmes këtij urdhri Çefa kërkon që të të inspektohet vendimi i Gjykatës së Durrësit, për lirimin e Ilir Xhakjes pasi kishte konsumuar veprën penale të vrasjes së bashkëfshatarit të tij.

Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj: Të vendosur të luftojmë krimin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, gjatë një konference për shtyp bëri me dije se grupi i punës i ngritur menjëherë pas vrasjes së kryekomisarit po vijon punën për kapjen e autorit të dytë. Sipas tij, Kryekomisari Tahiraj u vra në krye të detyrës, nga një person me precedentë të rëndë kriminal.
“Ilir Xhakja ishte i dënuar me 21 vite burg. Vrasja e Tahiraj u bë gjatë operacionit policor, pas kapjes së Ilir Xhakjes të krimit, grupi i punës po heton për kapjen e autorit të dytë. Garantoj opinionin publik se Policia e Shtetit dhe strukturat e saj janë të vendosur të luftojnë krimin me qëllim që në vend të mbizotërojë siguria dhe rendi”, vlerësoi Burgaj.
Gjatë komunikimit të tij me mediat, Burgaj në emër të Policisë së Shtetit i shprehu ngushëllimet familjes Xhakja për kryekomisarin e vrarë në krye të detyrës.
Vrasja e Kryekomisarit, homazhe në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë

Berisha: Me forcën e ligjit do të ndëshkojmë krimin dhe kriminelët

Ka nisur ceremoniali në nder të kryekomisarit Adem Tahiraj i vrarë pasditen e djeshme. Homazhet do të vijojnë nga ora 14:30-16:00 në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Familjarë, të afër, miq, e personalitete të shumtë i japin lamtumirën e fundit kryekomisarit Tahiraj.
Në nder të kujtimit të kryekomisarit zhvilloi homazhe dhe Kryeministri Berisha, i cili më herët ishte i pranishëm dhe në familjen Tahiraj. “Kryekomisari, Adem Tahir ra në krye të detyrës në përpjekje për të garantuar rëndin dhe qetësinë në Bashkinë e Shijakut. Adem Tahiri ka qenë një oficer, një kryekomisar shembullor, trim i vendosur dhe me sakrificën e tij sublime u faktoi kolegeve të tij dhe mbarë shqiptarëve se cili ishte kuptimi i lartë i detyrës për të. Kjo është një humbje e madhe për familjen, dhe me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, ngushëlloj forcat rendit efektivat e policisë, për humbjen e kolegut të tyre, por i siguroj ato për mbështetjen më të plotë të qeveris. I garantoj se me forcën e ligjit do të ndëshkojmë krimin dhe kriminelët aty ku ndodhen në mënyrën më të vendosur. Garantoj qytetarët se Policia e Shtetit është sot më e vendosur së kurrë t’i japë përgjigjen e merituar atyre që për qëllime kriminale kërkojnë t’i imponohen ligjit”, u shpreh Kryeministri Berisha. 
Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, pas mesazheve ngushëlluese për familjen dhe të afërmit të pranishëm në ceremonialin mortor dhe për mediat u shpreh se “humbja e kryekomisarit Tahiraj është një dhimbje e madhe”.
Homazhe u zhvilluan dhe nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zyrtarë të lartë të policisë së shtetit, drejtues të pushtetit vendor.
Në emër të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani homazhe ka zhvilluar Sekretari i Përgjithshëm Bardh Spahia.
Komisioni Shtetëror për Dëshmorët gjatë mbledhjes së sotme vendosi që kryekomisari Adem Tahiraj të shpallet “Dëshmor i Kombit”. Gjithashtu, sipas këtij vendimi trupi i të ndjerit do prehet tek “Varrezat e Dëshmorëve”.

Mesazhe ngushëllimi
Ndërkohë që nuk kanë munguar mesazhet e shumta ngushëlluese për familjarët e kryekomisarit Tahiraj. Kështu, Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një vizitë ngushëllimi në familjen e kryekomisarit, Adem Tahiraj.
“Këtë dhimbje e ndani me të gjithë shqiptarët. Vdekja e Tahirit është një humbje e madhe për policinë. Me asgjë nuk kompensohet humbja e tij. Tahiraj ra në krye të detyrës nga akti kriminal dhe kjo ishte një sakrificë sublime për rendin dhe ndaj ne do të bëjmë gjithçka që drejtësia të thotë fjalën e saj, duke u hetuar çdo detaj i këtij krimi makabër”, u shpreh Berisha. 
Nga ana e tij, Presidenti, Bujar Nishani i shprehu ngushëllime të sinqerta familjes Tahiraj. Sipas tij, vdekja e Kryekomisarit është një humbje për vendin. “Vrasja e Kryekomisarit është një akt i rëndë kriminal dhe krimi s’mund ta thyejë forcën e shtetit ligjor. Efektivët të qëndrojnë të fortë kundër krimit”, shkruhej në mesazhin ngushëllues të Presidentit Tahiri.
Ndërkohë ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka zhvilluar një vizitë në familjen e kryekomisarit Adem Tahiri për të shprehur ngushëllimet në emër të dikasterit që drejton. Ministri Noka ka përcjellë ngushëllimet në emër të kryeministrit zotit Sali Berisha. Numri një i uniformave blu, është shprehur se rënia në detyrë e komisar Ademi Tahirit është e pazëvendësueshme, një humbje e madhe për familjarët e të afërmit. Sipas ministrit Noka, Policia e Shtetit humbi një kuadër të çmuar. Ministri i Brendshëm ka siguruar familjarët e kryekomisar Adem Tahirit se autorët do të përgjigjen përpara drejtësisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›