Vrasje e dyfishtë në Pogradec, vret vëllain e gjyshin e gruas

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur qytetin e Pogradecit pasditën e së premtes. Nën efektin e alkoolit, 25 vjecari Romeo Myrtezai qëllon për vdekje 65 vjecarin, Fatmir Muhaxhir, i cili më pas është idetifikuar si gjyshi i ish bashkëshortes së tij.
Familja Mytezai i perket komunitetit rom dhe para 6 muajve Rome Myrtezai është divorcuar nga bashkëshortja e tij. Ish gruaja ka vendosur të lidh një tjetër kurorë dhe xhelozia ka qënë një ndër arsyet që ka cuar të riun të kryej vrasje, pikërisht në shtëpinë e ish gruas së tij.
Por kjo ngjarje tragjike nuk ka përfunduar më kaq, pasi blutë kanë zbuluar dhe një tjetër vrasje të kryer nga i arrestuari Romeo Myrtezai.
Gjatë kontrollit të efektivëve në shtëpinë e 25 vjecarit është gjetur i vrarë dhe vëllai i tij Dritan Myrtezai, 38 vjeç. Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për hedhjen dritë mbi vrasjen e dyfishtë.